Deputeti demokrat, Edi Paloka, ka qenë i pari që reagoi nga opozita, pasi ish-ministri Saimir Tahiri doli para mediave për të publikuar një dokument të prokurorisë italiane, në të cilin mohohet se ndaj tij kishte një procedim penal për rastin e trafikut të drogës nga grupi ‘Habilaj’.
Në reagimin e tij, Paloka shprehet se edhe Elvis Roshi mori një dokument nga autoritetet italiane se nuk ishte i dënuar, ndërsa më pas doli se dënimi i tij ishte dhënë për një emër tjetër, të cilin e mbante gjatë kohës kur ishte në këtë vend.
“Nga keto letrat qe po tund Tahiri, moren dhe Roshi i Kavajes dhe nje pjese e te inkriminuarve te tjere te Rames, madje edhe kur kishin qene te denuar e jo thjesht te hetuar…
Ky, Tahir Habilaj , duhet te pyesi Ramen (se keshtu sqarohet dhe publiku);
Pse e largoi nga minister?
Pse me gjithe se ishte “ministri me i suksesshem “ dhe me gjithe “suksesin” ne zgjedhje , nuk e vuri me ne listen e ministrave?
Pse e perjashtoi nga grupi parlamentar ?
Rama di ndonje gje me shume apo nuk di asgje per kete ceshtje?
Shume shpejt shqiptaret do marrin me shume se keto pergjigje pavarsisht ka apo jo vullnet Rama ta beje nje gje te tille.”, shkruan Paloka.



