Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë në Kosovë ka bërë të ditur se 128 persona janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Një numër i lartë i të prekurve, që për më shumë vjen pas disa viteve ku numrat nuk ishin kaq të lartë.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka patur humbje jete, ndërsa janë shëruar 81 persona. Deri më tani, në Kosovë janë regjistruar 2799 raste me koronavirus, ku 1244 prej tyre janë aktive. Sakaq 1506 persona kanë fituar luftën me virusin vdekjeprurës.



