Sekuestrimi i mbetjeve/ Nika: Shohim vetëm majën e ajsbergut. S’kemi kapacitete për përpunimin e lëndëve të rrezikshme (VIDEO)

Sekuestrimi i mbetjeve/ Nika: Shohim vetëm majën e ajsbergut. S’kemi kapacitete për përpunimin e lëndëve të rrezikshme (VIDEO)

Eksperti i mjedisit Olsi Nika tha në studion e lajmeve të MCN Tv se do duhet të provohet se mbetjet në anijen e sekuestruar janë të rrezikshme, megjithatë shtoi se e gjithë historia është në shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

E gjithë historia është në shkelje të drejtës ndërkombëtare, të konventës së Baselit dhe protokollit që Shqipëria është nënshkruese.

Është një histori që e ka zanafillën që në verën e 2024. Me gjithë njohurinë tonë, kjo përbën vetëm majën e ajsbergut, me këtë sasi që është konstatuar si ‘transporti i paligjshëm i lëndëve të rrezikshme nga Shqipëria drejt një vendi tjetër’. Është më komplekse sesa vetëm. Kemi një sërë shkeljes nëse do konstatohen si të tilla dhe do provohen në gjykatë.

Kjo masë është një nga procedurat rutinë të prokurorisë që duhet të provojë që ka lëndë të rrezikshme apo jo sepse pretendimet dhe gjithë ajo zhurma e momenteve të para kur anija është ndaluar në vendin e pritjes kanë qenë të shumta.

Edhe dalja e lëndëve, nuk ka mundësi fizike autoriteti doganor dhe të vijë dhe të hapë çdo kontejner për të provuar që është ajo e përcaktuar në dokumentet shoqërues.

Nika tha se vendi ynë nuk ka kapacitete të përpunimit dhe asgjësimit të lëndëve të rrezikshme.

Vendi ynë nuk është se ka kapacitet të përpunimit dhe asgjësimit të lëndëve të rrezikshme. Jemi të detyruar që të gjitha lëndët e rrezikshme që vijnë si elementë fundorë të prodhimit industrial, t’i eksportojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy