Papa Françesku ka kërkuar falje pas përdorimit të një termi poshtërues ndaj homoseksualëve.

“Papa asnjëherë nuk kishte ndërmend të ofendonte apo të shprehej me komente homofobike dhe u kërkon falje atyre që u ndjenë të ofenduar nga përdorimi i asaj fjale”, thuhet në një deklaratë për shtyp nga Vatikani.
Duke folur në Konferencën e Peshkopëve Italianë, Papa ka thënë se homoseksualët nuk duhet të lejohen të bëhen priftërinj apo të ndjekin seminaret katolike duke përdorur gjuhë fyese për komunitetin LGBT.
Komentet e Papës u përcollën fillimisht në faqen e tabloidit italian Dagospia dhe u konfirmuan shpejt nga agjenci të tjera italiane të lajmeve.



