Balldreni noton në ujëra të zeza/ Ujësjellësi: Rrjeti është ndërtuar nga banorët

Balldreni noton në ujëra të zeza/ Ujësjellësi: Rrjeti është ndërtuar nga banorët

Emisioni “Xhadat” është ndalur këtë herë në Balldren të Bashkisë së Elbasanit, pas ankesës së banorëve të këtij fshati.

Prej shumë kohësh kjo zonë qëndron e “pushtuar” nga mbetjet urbane dhe ujërat e zeza. Banorët shprehen se problemi i plehrave ka ardhur si pasojë e mungesës së koshave.

“Plehrat po na mbysin, ka gjashtë-shtatë muaj që nuk i pastrojnë. Kanë thënë që do të sjellin kosha, por nuk është bërë gjë ende. Ka vetëm dy kosha, por këtu i hedhin tre të katërtat e fshatit mbeturinat, 400 shtëpi. Herë pas here edhe janë djegur nga banorët, ose firma s’e kishin zaptuar rrugën”- deklaruan ata.

Shqetësimit të plehrave i shtohet edhe problemi i ujërave të zeza. Kanali ujëmbledhës i këtij fshati me gjatësi 150 metra, që përshkon një pjesë të mirë të tij, prej dy vitesh është kthyer në problempër këta banorë, pasi nuk ka kapacitet për t’i mbajtur të gjitha tubacionet e ujërave të zeza.

Shpesh banorëve ju duhet të ndërhyjnë vetë për pastrimin e ujrave të zeza.

“Sa herë që bie shi, ujërat e bardha shkojnë te ujërat e zeza dhe dalin në sipërfaqe. Jemi ankuar te komuna dhe ujësjellësi, por thonë s’e kemi ne për detyrë. Tubacionet janë shumë të ngushta, nuk i përballojnë dot. Na futen ujërat e zeza në shpi, në tokë, na thahen të mbjelljat, nuk kalojmë dot rrugën. Jemi 20 familje që e kemi këtë problem këtu. E pastrojmë vetë momentalisht, me çizme, por nuk bëjmë dot më shumë, se duhen fadroma. Duhet të ndërhyhet nga Bashkia”- u shprehën banorët.

Për të mësuar se cilat janë arsyet që problemeve të fshatit Balldren nuk po iu jepet zgjidhje, emisioni “Xhadat” u drejtua pranë Njësisë Administrative Papër. Në një bisedë me administratorin Erald Gjeli, ky i fundit u shpreh se koshat e plehrave do të vendosen shumë shpejt në këtë fshat.

“Ne kemi planifikuar të çojmë kosha edhe do t’i sjellin nga Bashkia, sepse bëhet me projekt. Çdo vit bëjmë planifikim për kosha, por duke qenë përballë faktit që koshat thyhen dhe digjen dalim jashtë planit. Bashkia Elbasan është duke e ndërruar flotën dhe janë marrë disa makina të reja dhe është menduar që do bëhet 2 herë në javë pastrimi. Premtoj që sot që do t’i marr direkt ato të drejtorisë që merren me këtë pjesë dhe do ta diskutoj që ishalla kanë mundësi brenda javës, t’i çojmë koshat aty. Punë ditësh fillon një herë në dy javë pastrimi. Do duket ndryshimi në komunitet”.

Sa i përket problemit të ujërave të zeza, “Xhadat” u interesua pranë Bashkisë Elbasan,  ku Inxhinieri i Ujësjellës Kanalizime Julian Dervishi, deklaroi se  zona nuk është mbuluar me rrjet të kanalizimeve. 

 “I gjithë rrjeti aty është i ndërtuar nga banorët. Nuk e kemi në administrim… Nga bashkia Elbasan ështe bërë një projekt për të gjitha zonat informale në fund të vitit 2021 dhe po punohet për financimin e tyre. Do ndërtohet një rrjet bashkëkohor. Jemi në kontakte të vazhdueshme me AKUM. Nuk mund të flasim për afate, por besoj tani pas pushimeve do kemi nje datë se kur do fillojnë punimet”.

“ Xhadat ”  premtoi do të rikthehet sërish në fshatin Balldren, për të parë nëse këto premtime do të mbahen.     

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy