
Partizani është rikthyer tek fitorja pas tre humbjeve rradhazi, duke mposhtur në “Zeqir Ymeri” skuadrën e Kukësit. Një tre pikësh i rëndësishëm për të kuqtë të cilët arritën që të përmbysnin avantazhin e krijuar nga kampionët e shqipërisë me Gurin, por Bardhi dhe Progni i dhuruan fitoren 15 herë kampionëve të vendit.



