
Aktorja Natalie Portman akuzon muzikantin Moby se ka gënjyer për llojin e marrëdhënies që ata të dy kanë pasur në vitet ’90.
Në librin e tij me kujtime “Then it fell apart”, Moby thotë se ka qenë i përfshirë në një lidhje të shkurtër romantike me Portman, kur ajo ishte studente 20-vjeçare dhe ai 33 vjeç.
Portman në një intervistë të sajën e mohon tërësisht të ketë pasur, përveçse një miqësie të thjeshtë me të dhe thotë se është e çuditur që ai po gënjen në libër vetëm për të rritur shitjet e tij.
Moby është kundërpërgjigjur në Instagram me një foto të asaj kohe.



