Tushi: Adoleshentët sot të rrezikuar nga vetja, rritja e krimeve kambanë alarmi për shoqërinë

Tushi: Adoleshentët sot të rrezikuar nga vetja, rritja e krimeve kambanë alarmi për shoqërinë

Sociologu Gëzim Tushi në një lidhje skype me “Zgjohu me MCN” ka folur lidhur me dhunën dhe sherret e shtuara mes adoleshentëve në shkolla për të cilën u shpreh se kemi në shoqërinë shqiptare është kthyer në një banalitet të përhapur.

Ai tha se adoleshentët janë hallka më e dobët e kësaj shoqërie dhe kanë nevojë pr përkujdesje të e veçantë dhe kjo nuk mundtë rregullohet vetëm me polici, por duhet të vihen në punë dy institucionet më të rëndësishme.

Sipas tij rritja e krimeve mes të rinjve është një kambanë alarmi për shoqërinë dhe vetë familjet që nuk po munden dot të edukojnë dhe rrisin fëmijët.

Kur diskutojmë për rastin duhet të nxjerrim disa konkluzione sepse krimi në shoqërinë shqiptare nuk është një banalitet i përhapur gjerësisht, problemi është se ka kapur në masë të dukshme adoleshentët. Ata janë hallka më e dobët e shoqërisë dhe kjo duhet kuptuar thellësisht sepse është e lidhur me një moshë delikate të cilat se kuptojnë herë pas here edukatoren, prindërit por kjo është një moshë e errët e paqartë.

Deri në moshën 12 vjeç prindi dhe mësuesi janë gati perëndi, pas kësaj moshe ka një proces të menjëhershëm të rritur, fillojnë të krijojnë autoritete, nisin të përplasen me prindërit, mësuesit, s’kanë qejf moralin pikërisht ngaqë e ndjejnë veten të rritur, ky është dhe iluzioni sepse ata në të vërtetë nuk janë të rritur.

Më tej ai tha se adoleshentët së pari janë të rrezikuar nga vetja për shkak të këtyre anomalive i bënë ata të kenë perceptim të gabuar për jetën e tyre, trupin e tyre. Adoleshentët sot nuk dashurojnë, bëjnë seks sepse s’ka konceptin e dashurisë.

Kam përshtypjen se kjo ngjarje nuk do shërbejë për të bërë politikat tona për krimin ndaj fëmijëve. Në këtë shoqëri që po gëlon kriminaliteti sepse parandalimi nuk bëhet me policë, por janë institucionet. Nqs na janë dobësuar këto dy institucione që janë familja dhe shkolla janë dy figurat kryesore që duhet të komunikojnë me fëmijët, adoleshentët.

Jetojmë në botë globale dhe interneti nuk mund të fiket, kjo për mua është një mungesë kulture, për mua ky është një mëkat i prindërve dhe shkollës që s’mund të edukojnë dot fëmijët. Familja ka dalë nga binarët, burimi i parë dhe kryesor këtu është. Fakti që krimet po rriten në këtë moshë do të thotë që jemi në një kambanë alarmi dhe duhet të veprojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy