Edi Rama/ Mjekja shqiptare në Itali mesazh shqiptarëve: Qëndroni në shtëpi!

Edi Rama/ Mjekja shqiptare në Itali mesazh shqiptarëve: Qëndroni në shtëpi!

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet  një postimi në rrjetin social në “Facebook”, e ka nisur ditën me apelin e një mjeke shqiptare që jeton e punon në Itali Kozeta Proko, e cila u ka bërë apel shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që është shprehur kenare për dërgimin e stafit mjekësor shqiptar atje, duke thënë se “ne shqiptarët kemi treguar virtytet tona më të mira”.

Postimi i Ramës:

I Nderuar Kryeminister Rama,
Askujt nuk i shkonte ndërmend që Shqipëria, vendi i vogël përtej Adriatikut, i goditur vetëm pak muaj më parë nga tragjedia e tërmetit shkatërrimtar, të mund të gjente forcën e resurset e të dërgonte një ekip mjekësor prej 30 vetësh, për t'i qëndruar pranë mikes së vjetër e të shtrenjtë të të gjithë shqiptarëve, Italisë.
Dita e re, këtu në provincën e Trevizos, të gjithë shqiptarëve, ne veçanti ne mjekëve shqiptarë qe jetojmë e punojmë në Itali, na gjeti krenar!
Këta kolegë, me punën e tyre në shërbim të mbrojtjes së jetës, janë dëshmi e një prej cilësive më fisnike të popullit shqiptar...ndihmesën e mikut në ditë të vështira.
Në çastet më të errëta të dallgëve të historisë, ne shqipëtarët kemi treguar virtytet tona më të mira.
Jemi duke jetuar ditë të vështira, në një betejë që kërkon sakrificë prej secilit prej nesh.
Nëse këta kolegë kanë lënë pas familjet e shtëpitë e tyre, në emër të betimit të shenjtë në mbrojtje të jetës, ju lutem të gjithë ju të tjerëve të qëndroni në shtëpi!
Të kemi të gjithë besim tek masat mbrojtëse të menjëhershme që institucionet e Shqipërise ditën të ndërmerrnin, të cilat i përgëzoj.
Për të mirën tonë, të familjarëve e të afërmve tanë, në respekt të sakrificës e punës së gjithë mjekëve, që fitorja e kësaj beteje të jetë sa më e afërt...QËNDRONI NË SHTËPI!!

Dr.ssa Kozeta Proko
Responsabile settore Ematologia e Autoimmunita’
Laboratorio Analisi di Castelfranco Veneto e Montebelluna
Distretto Asolo - ULSS n.2 della Marca Trevigiana”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy