SPAK vë në pranga zyrtarë policie, mes të arrestuarve shefat e krimeve Himarë dhe Lushnjë

SPAK vë në pranga zyrtarë policie, mes të arrestuarve shefat e krimeve Himarë dhe Lushnjë

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme ka vënë në pranga zyrtarë policie, ku janë ekzekutuar 10 masa me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK.

Janë kryer kontrolle në disa qytete të vendit në Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastër. Sipas burimeve në pranga kanë rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë.

Ruska akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj. Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Erdit Hazizaj është personi i tretë i arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022.

Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.

Hazizaj është ish-kandidat i opozitës për kryebashkiak të Roskovecit.

I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy