Ishte bërë makthi i karburanteve, arrestohet gardisti grabitës

Ishte bërë makthi i karburanteve, arrestohet gardisti grabitës

Vihet në pranga grabitësi i karburanteve në kryeqytet. Policia ka arritur të identifikojë autorin e një seri vjedhjesh të kryera në disa karburante në Tiranë. Ai është Geraldo Guci, 21 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. Policia dyshon se gjatë muajit shtator, 21-vjeçari ka kryer disa grabitje të së njëjtës natyrë në Fushë-Krujë.

Ai është autor i grabitjes së të dielës në një karburant në rrugën “Isuf Elezi”, ku i mori punonjësit të këtij karburanti një “iPhone” dhe një sasi prej 8 mijë lekësh të reja.

Policia ka arritur të dokumentojë një sërë grabitjesh të tjera të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit, gjithmonë në karburante.

I veshur me bluzë spotive me ngjyra dhe me shall e kapuç në kokë, 21-vjeçari ishte kthyer në makthin e karburanteve të kryeqytetit. Nën kërcënimin e armës, ai kërkonte paratë e xhiros dhe sende të tjera me vlerë dhe largohej menjëherë pasi arrinte t’i merrte.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy