Pas negociatave me forcat e policisë ka zbritur personi që kërcënoi se do të hidhet nga vinçi pranë një kulle tek Katedralia Ortodokse në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Ibrahim Rrugova” tek një pallat i cili është në ndërtim e sipër.
Ai eshte 61-vjeçari Xhemal Zhuri, ishi perndjekur, i cili ka kercenuar edhe me pare per nje vetevrasje te tille. Ai pretendon se ka qe nga viti 2012 qe nuk ka marre demshperblimet per vitet e burgut. Zhuri kryen veprime te rrezikshme ne maje te vinçit dhe dyshohet se mund te jete edhe nen efektin e alkoolit.
Pak kohë më parë po në këtë pallat ende të papërfunduar një tjetër person tentoi të hidhej për motive pronësie.
17:18-Një person kërcënon të hidhet nga vinçi pranë Kishës Ortodokse
Një person ka hipur në një vinç dhe kërcënon se do të hidhet.
Vinçi ndodhet pranë Kishës Ortodokse në Tiranë dhe dyshohet se personi mund të jetë një ish-persekutuar gjatë diktaturës komuniste.
Personi që ka hipur në vinç është shtetasi Xhemal Bajram Zhuri, ish-i persekutuar, i cili kërkon këstin e 6-të të parave të burgut.
Ai ka ndërmarrë një akt ekstrem duke kërcënuar me vetëvrasje.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Policia njofton:
Më datë 23.02.2017, rreth orës 16:30, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, përballë Kishës Ortodokse, tek një pallat në ndërtim ka hipur në vinç, shtetasi Xh. Zh., 61 vjeç, i cili tenton të hidhet, pasi nuk ka marrë këstin e gjashtë të parave, si i persekutuar politik. Policia në vendin e ngjarjes po negocion për të bërë të mundur zbritjen e tij.



