Gazetari Andi Tela në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV komentoi Kongresin e PS-së të 8 Dhjetorit të cilin e konsideroi thjeshtë në show për publikun.
Ai tha se në partinë Socialiste munguan kritikat dhe idetë, ndërsa u shpreh se vetëm kryeministri Rama ka atë drejtën për të kritikuar partinë. Sipas tij, PS nuk është më ajo parti politike e dikurshme me përplasje idesh, por sillet sipas humorit të kryetarit.
Kongresi duhet të ishte mbajtur në fillim të shtatorit, kur e ndjek konstaton që ishin mbi 8 orë fjalime të disa paneleve dhe kryetarit të Partisë Socialiste dhe në ato 8 orë fjalime nuk arrin të gjesh 8 sekonda kritikë për mënyrën se si po menaxhohet vendi dhe jetën e partisë. Duke eliminuar fjalimin e kryeministrit i cili si në çdo rast thotë ato që ndjen të mira dhe ai ka gjithmonë të drejtën për të kritikuar partinë.
Atë që nuk patën mundësinë ta thoshin gjatë dy javë që duhej të diskutonin buxhetin e shtetit filluan dhe recituan në sallën e kongresit, të gjithë ministrat folën vetëm për histori suksesi se si kishin ardhur shumë mirë deri në këtë moment dhe se si do vazhdojnë shumë mirë deri në 2030.
Pra ishte një show që i serviret publikut. Kemi arritur në përfundimin se Partia Socialiste nuk është më ajo parti e dikurshme që kishte përplasje idesh, por sillet partia si pas humorit të kryetarit sepse askush nuk merr mundimin të ngrejë një kritikë ndaj mënyrës së qeverisjes.



