Shqiptarët, më të stresuarit në rajon. Gjonçaj: Kërkojmë të arrijmë më të mirën në sa më pak kohë

Shqiptarët, më të stresuarit në rajon. Gjonçaj: Kërkojmë të arrijmë më të mirën në sa më pak kohë

Eksperti i demografisë, Arjan Gjonçaj, profesor në London Scool of Economics, analizoi në studion e MCN Economy gjetjet e një sondazhi të kryer së fundmi nga Gallup. Sipas këtij të fundit, shqiptarët janë popullsia më e stresuar në rajon, pasi përjetojnë më shumë trishtim, pakënaqësi e dhimbje fizike.

Gjonçaj e shpjegon stresin e shqiptarëve me dëshirën për të arritur më të mirën brenda një kohe shumë të shkurtër.

Më shumë sesa të stresuar, jemi të pakënaqur me zhvillimin. Shqiptarët kanë mobilitet social në krahasim me vendet e tjera. Lëvizja nga një nivel social në një tjetër, ne e kemi shumë të lartë. E kërkojmë më të mirën në një kohë më të shkurtër se të gjithë të tjerët. Kjo është arsyeja pse ndoshta janë më të pakënaqur. Është gjë e mirë, sepse është një popull që kërkon më shumë nga vetja, nga shoqëria dhe qeveria.

Duhet të kemi parasysh se sa shprehet kjo pakënaqësi në sëmundshmëri. Këto vrojtime duhet të merren me sy skeptik. A jemi të pakënaqur? Jemi të pakënaqur, por jo të stresuar në atë nivel. Jemi të pakënaqur sepse kërkojmë të arrijmë më të mirën në një kohë sa më të shpejtë. Shqipëria nuk ka më varfëri absolute, është një vend që tërheq investime. Është në psikikën e të rinjve që duhet të shkojnë jashtë për një jetë më të mirë.

Sipas Gjonçajt, emigrimi e ka përmirësuar situatën e punësimit në vend, kjo sidomos për punonjësit e shëndetësisë. Megjithatë, ata nuk kanë sigurinë që kanë europianët për të nesërmen.

Gjermania dhe Italia po tërheq punonjësit e shëndetësisë. Këto do të krijohet vakum. Me kontratën e re, mjeku e ka të garantuar punën. Mund t’i shkojnë të ardhura 1300-1400 euro. Në krahasim me çmimet, një mjek shqiptar e ka shumë më të mirë jetën këtu. Pra, mundësitë janë. Ekziston një pakënaqësi që nuk reflekton gjithmonë realitetin.

Nuk është Mesdheu popullsia me stresin më të madh. Stresi vjen nga shumë aspekte. Vjen nga mungesa e stabilitetit të vendeve të punës. Italia dhe Spanja e kanë shumë më të madh këtë stres. Stresi është diçka relative. Ka stres, ka dhe mekanizma për t’u mbrojtur. Në Ballkan nuk e mbajmë stresin për vete por e ndajmë edhe me të tjerët.

Finlandezët pavarësisht se nuk ka të njëjtin element social si ne që qesh me shoqërinë, ata e blejnë një birrë 6-fish më shumë se shqiptari, por e kanë punën të sigurtë. Po shqiptarët thonë “bobo si do të jetë situata nesër e pasnesër”. Në këtë pikë ne jemi njësoj si grekët.

Gjonçaj tha se e kaluara nën sundimin otoman, më pas ajo nën regjimin komunist, kanë kultivuar njëfarë dembelizmi, që reflektohet në mungesën e produktivitetit në punë.

Kohëzgjatja e punës nuk ka futur kohën që rrimë në kafe. Në punën time, unë e pi kafen në zyrë. Ndërsa këtu kafja pihet në kafe, dalim për pesë minuta dhe ai 5-minutëshi bëhet gjysmë ore.

E kaluara jonë otomane dhe ajo komuniste kanë promovuar mungesën e produktivitetit. Duhet një sistem që nxit inovacionin. Një shqiptar që shkon në Londër përballet me një sistem vlerash që detyrohet t’i përqafojë ose duhet të kthehet mbrapsht. Kjo është një lloj vlere, aftësia jonë për t’u adaptuar. Kemi vuajtur shumë dhe i duam gjërat shpejt.

Gjonçaj tha më tej se Shqipëria e humbi mundësinë momentale që iu dha pak vite më parë për të rritur ekonominë.

Nëse qeveria di ta kanalizojë dëshirën e të rinjve për t’i bërë gjërat shpejt, shumë mirë. Nëse ti ke shumë taksapagues, pak pensionistë dhe automatikisht pak njerëz për të mbajtur, është një mundësi shumë e mirë për të rritur ekonominë. Ne e humbëm këtë mundësi sepse kjo fuqi punëtore na emigroi. Tani kemi një mundësi tjetër. Shqipëria ka një stabilitet financiar, ka pozitivitet përsa i përket bukurive natyrore dhe turizmit. Kjo ka bërë që edhe vetë shqiptarët të kuptojnë dhe t’i vlerësojnë ato që kanë. Pagat kanë filluar të rriten. Në tre muajt e fundit ka rritje në sektorin privat. Duke rritur pagat, sektori privat i bën presion edhe sektorit publik. Unë mendoj që do të ketë kthim të emigracionit. Fillon dhe vepron ekonomia. Vetë shteti fillon e hyn në një vetërregullim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy