Sondazhi/ Surpriza në Tiranë dhe Shkodër, ja rezultatet në 12 qarqet e vendit

Sondazhi/ Surpriza në Tiranë dhe Shkodër, ja rezultatet në 12 qarqet e vendit

Gazetari Gjergj Stefa i cili drejton kompaninë e sondazheve “Sonketa” në bashkëpunim me emisionin “Zonë e Lirë”, publikoi rezultatet e sondazhit se kush fiton zgjedhjet e 11 majit.

Drupal Ad

Vlorë PS ka siguruar 8 mandate dhe PD 3 mandate, ndërkohë që po luftojnë për mandatin e 12-të.  Në Shkodër ka surprizë, PS ka 4 mandate, PSD 2 mandate, PD ka 4 mandate të sigurta dhe po lufton për mandatin e 5, ndërsa Koalicioni Euroatlantik po lufton për një mandat. 

Kukës PD ka siguruar 2 mandate dhe PS po lufton me PSD-në për një mandat. Në Dibër nuk ndryshon asgjë, ku rezultati është 3 mandate për PD dhe 2 për PS. Në Lezhë PD fiton 4 mandate dhe PS 3.

Berat PS fiton mandatin e 5-të, si kontribut i partive të vogla, ndërkohë që PD ka 2 mandate. Në Gjirokastër PS fiton 3 mandate dhe 1 mandat PD. Në Fier PS merr 9 mandate, PD ka siguruar 5 mandate dhe ka duel me partinë Djathtas për Zhvillim për një mandat.  

Tiranë PS merr 17-18 mandate, PD arrin 13-14 mandate, PSD ka 1 mandat, Nisma Shqipëria Bëhet 1 deri në 2 mandate, Koalicioni Euroatlantik 1 deri në 2 mandate, Lëvizja Bashkë 1 mandat, partia “Mundësia” 1 mandat. Në Korçë PS merr 6 mandate dhe PD 4.

Durrës PS merr 8 mandate dhe PD 6 mandate. Në Elbasan PS merr 8 mandate dhe PD 6 mandate. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy