Zusi: Sektori i blegtorisë më problematiku, pasojë e paketës fiskale për imputet bujqësore

Zusi: Sektori i blegtorisë më problematiku, pasojë e paketës fiskale për imputet bujqësore

Bujqësia përgjatë vitit të kaluar duket se ka pasur një rritje kryesisht të eksporteve të fruta-perimeve përderisa blegtoria është në fazën kritike të saj, deklaroi sot përmes skype në emisionin “MCN economy”, Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve shqiptar.

Është e saktë që në 2020 edhe në 2021, ka pasur një rritje të eksporteve të fruta-perimeve, ndërkohë që nuk kemi fare eksporte të produkteve blegtorale që është 2/3 e bujqësisë dhe nga informacionet dhe perceptimi, mund të them se bujqësia nuk është më aq rozë dhe aq pozitive siç ka qenë këto 7-8 vitet e fundit, veçanërisht blegtoria është në fazën kritike të saj. 

Ka pasur zhvillim intensiv të bujqësisë, fermerët, veçanërisht konsolidimi dhe fuqizimi e rritja e kompanive përpunuese, ka bërë që të kemi përmirësim në cilësi, veçanërisht eksporti i ka shtyrë drejt përmirësimit, drejt rritjes së cilësisë.

Mirëpo, sipas ekspertit Zusi, kjo ngecje kushtëzohet si pasojë e politikave të gabuara në sistemin fiskal, përkatësisht rritjen e imputeve bujqësore. 

“Ndërkohë sektori i bujqësisë ka probleme, veçanërisht si pasojë e politikave të gabuara në sistemin fiskal, eksportet nuk impaktohen nga kjo, sepse e kanë impaktin shumë të ulët, dhe prodhimi nga ky sektor që mban 2/3 e vendit, është duke e vuajtur ndjeshëm dhe është situatë goxha dramatike. Kriza qëndron në rritjen e çmimit të imputeve, për shkak të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare por një lojë ka një impakt të vetin dhe një politikë te gabuar fiskale të ndërmarrë fundin e vitit të kaluar.

Megjithëse imputet bujqësore tentojnë të rrisin shumë koston, kurse çmimet janë vështirësisht të pamundura, për të ndjekur tregjet ndërkombëtare. Si pasojë, fermerët kanë tërhequr më pak fidanë se që kanë tërhequr vitin e kaluar, që do të thotë se janë duke mbjellë më pak dhe do të kemi më pak prodhim dhe më pak eksporte jashtë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy