Meta sulmon sërish Dumanin: Zëdhënës politik i Agaçit dhe Ramës

Meta sulmon sërish Dumanin: Zëdhënës politik i Agaçit dhe Ramës

Nga Shkodra, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumani duke e quajtur atë një zëdhënës të Ëngjëll Agaçit dhe Edi Ramës të cilët duhet t’i kishte arrestuar për aferën e inceneratorëve.

I  pyetur për një izolim të tij me ndërkombëtaret, Meta tha se ndihet shumë i lumtur me takimet që po bën me qytetarët e thjeshtë në të gjithë Shqipërinë.

Jam aq i lumtur në lirinë time dhe në takimet e mia me nënë Selvinë, me ijën e Bes Kallakut sot në Bubq e me plot njerëz që e meritojnë vëmendjen e Ilir Metës dhe ndaj të cilëve Ilir Meta ka detyrime sa nuk më bie mendja fare për gjëra të tilla sepse Ilir është i lodhur me ndërkombëtarët sepse që në moshën 30- vjeç i ka thënë Bill Clintoni ‘burrë shteti’.

Ndërkombëtarë e ndershëm e dinë që Agaçi është tutor i reformës në drejtësi, i SPAK-ut

Nuk bëj asnjë lloj presioni ndaj askujt. Jam mësuar të them të vërtetën dhe aq më tepër t’i druhem arrestimit nga një prokuror që është kthyer në një zëdhënës politik të Ëngjëll Agaçit, të cilin duhet ta kishte arrestuar prej kohësh për aferën e inceneratorëve, të Ramës që duhet ta kishte arrestuar prej kohësh.

Një prokuror që kërkoi Ahmetajn kur tha disa të vërteta që të mbyllte gojën, në vend që t’i ofronte marrëveshje për të treguar shkeljet e bëra nga shefi i tij

Aq më tepër të druhet Ilir Meta nga një prokuror që i merret goja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy