Tre persona janë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur të premten në Skuraj të Kurbinit, ku 61 vjeçari Fatmir Haxhiu humbi jetën pasi ra në lavatriçen e zhavorrit.
Në kërkim janë shpallur dy vëllezërit Kastriot dhe Mark Lleshaj, 53 dhe 59 vjeç, dhe drejtuesi teknik Ilirjan Xhixha, 58 vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasve: Kastriot Lleshaj, 53 vjeç, dhe Mark Lleshaj, 59 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, Kurbin, (vëllezër) dhe të shtetasit Ilirjan Xhixha, 58 vjeç,(drejtues teknik) për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi në lavatriçen e zhavorrit në Skuraj, Kurbin në pronësi të dy vëllezërve, shtetasi Fatmir Haxhiaj, 61 vjeç, banues në Milot, Kurbin, ditën e djeshme gjatë punës është rrëzuar nga një lartësi dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spital, ku ka humbur jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
61 vjeçari u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



