Gjyqi për Salianjin/ Kume: Ka pritshmëri që sot Gjykata e Apelit të dalë me një vendim përfundimtar (VIDEO)

Gjyqi për Salianjin/ Kume: Ka pritshmëri që sot Gjykata e Apelit të dalë me një vendim përfundimtar (VIDEO)

Vijon sot saga e seancave gjyqësore në Gjykatën e Apelit ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë” për çështjen “Babale”.

Gazetari Mariglen Kume, në një komunikim për ‘MCN live”, thotë se ka pritshmëri që sot të ketë një vendim për deputetin Salianji për lënien ne fuqi të vendimit të Shkalles së Parë pse vendim për një masë tjetër.

Në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me pretendimin se është vendim politik.

Ka një pritshmëri që sot mund te ketë një vendim për z.Salianji nëse do të lej në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që e dënon atë më një vit, ose do të ketë një masë tjetër nga ana e Gjykatës.

Nëse Gjykata do të lej në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, pra dënimin me një vit burg, për Kallëzim të rremë, z.Salianji do të jetë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit çka nënkupton se do të jetë në kushtet e lënies së mandatit dhe në pamundësi në kandidim për një post si deputet ose të detyrave tjera institucional në 10 vitet e ardhshme.

Kjo është kontestuar qoftë nga avokatët qoftë nga Salianji dhe ata pretendojnë se kjo është goditje politike aq më tepër që merr konotacion pasi Salianji në më pak se 9 muaj nga zgjedhjet parlamentare është caktuar drejtues politikë i PD në Elbasan që do të kryesoj garën atje, si një qark që prodhon 14 mandate dhe ka një peshë specifike elektorale.

Sipas PD, i gjithë procesi është i montuar politikisht dhe dirigjohet nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy