Babai e qëlloi me armë pas dhunës, i afërmi: Djali pinte alkool dhe luante bixhoz

Babai e qëlloi me armë pas dhunës, i afërmi: Djali pinte alkool dhe luante bixhoz

Zbardhen detaje të reja lidhur me plagosjen me armë gjahu të ndodhur në në fshatin Stropckë, Pogradec, ku 83-vjeçari Agim Shkullaku qëlloi drejt djalit të tij Përparim Shkullaku, 47 vjeç, i cili në gjendje të dehur e dhunonte.

Ndërsa i plagosuri është dërguar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për shkak të gjendjes së rëndë prej dëmtimit të marrë në mushkëri, të afërmit ia ngarkojnë përgjegjësinë të dëmtuarit.

Një kushëri i të dëmtuarit, Elinor Shkullaku shprehet se djali ishte përdorues i alkoolit si dhe luante bixhoz.

Drupal Ad

Pesë minuta para ngjarjes pashë të atin të goditur duke ecur në rrugë. Po mendoja ku është goditur.

Pas 5 minutash ngjitet ambulanca dhe po thoja çfarë po bëhet këtu. Dal në rrugë dhe më thonë që at e bir kanë debatuar dhe i ati e ka goditur dy herë me çifte.

Djali ka qenë i pirë, nuk e pashë djalin. Babanë e mori ambulanca. Kanë pasur dhe debate familjare, po jo shumë.

Më parë djali ka luajtur dhe kumar po këto kohë jo. Babai është njeri punëtor, punon gjithë ditën.

Ai e ka detyruar, i ati dhe shumë faj nuk ka por dhe deri aty s’duhet të arrijë gjendja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy