“AKSHI”, Soko: Aferë që i kalon 1 miliard euro

“AKSHI”, Soko: Aferë që i kalon 1 miliard euro

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Economy se nëse monetizohet influenca që ka prodhonte të pasurit akses tek të dhënat, AKSHI e superon fish aferën e inceneratorëve. Duke vijuar Soko tha se kalon mbi 1 miliard euro aferë. 

 

AKSHI është multidimensional. 

 

Fushat nga mbledh para afera e AKSHI-t nuk është vetëm buxheti i shtetit. Ekspozimi më i madh i çështjet patjetër që është çështja e parave të shtetit.

 

Nëse do monetizoja të gjithë përfitimet që grupi kriminal merrte nëpërmjet përdorimit të institucionit të AKSHI-t, vlera e parave do ta superonte disa fish atë të inceneratorëve. 

 

Nuk janë vetëm tenderat. Nëse monetizojmë aksesin tek të dhënat e burgjeve, TIMS, të drejtorisë së policisë, prokurorisë, gjykatave, këto të gjithë kanë vlerë monetare. 

 

Një informacion i marrë nga të dhënat e prokurorisë apo Kadastrës prodhon para. 

 

Nuk është thjesht paraja që vjen nga buxheti i shtetit. Nëse monetizojmë influencën që prodhonte të pasurit akses tek të dhënat, AKSHI e superon disa fish aferën e inceneratorëve, kalon mbi 1 mld euro aferë. 

 

Ose është vetë i përfshirë dhe natyrisht duke qenë vetë i përfshirë, bën sens se ëhstë organi mbikëqyrës, dhe si rrjedhojë mund të jetë i përfshirë, ose është i paftë që kalon kaq kohë t’i rrëshqasë poshtë hundës gjithë ajo para.

 

Ngrihen pikëpyëtje nëse institucionet nuk kanë veopruar se nuk e kanë kuptuar, gjë që unë e dyshoj, apo nuk kanë vepruar se janë urdhëruar, gjë që unë  e besoj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy