Ministri i Mbrojtjes Oleksi Reznikov tha se ushtria ruse humb deri në 500 ushtarë në ditë në ofensivën e saj kundër qytetit të Bakhmut.
“Humbjet ruse arrijnë në 500 të vdekur dhe të plagosur çdo ditë”, siguroi ministri ukrainas për gazetën gjermane Bild.
Beteja për Bakhmut-in është më e përgjakshmja që nga fillimi i pushtimit të vendit. Forcat ruse janë përpjekur ta pushtojnë atë që nga maji 2022 pa sukses. Javët e fundit ata kanë intensifikuar sulmet, të ndihmuar edhe nga njerëz të grupit mercenarë Wagner. Qyteti duket në prag të rënies për ditë të tëra, por ende reziston.



