‘Emigrantët, pjesë e suksesit të Gjermanisë’, Sholz: të ardhmen nuk e vendosin mediat sociale

‘Emigrantët, pjesë e suksesit të Gjermanisë’, Sholz: të ardhmen nuk e vendosin mediat sociale

Në fjalimin tradicional të fundvitit kancelari Olaf Scholz vlerësoi rolin e emigrantëve në suksesin e ekonomisë gjermane, solidaritetin në popull pavarësisht ngjarjeve tragjike si ajo në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg si dhe rëndësinë që ka pjesëmarrja aktive në zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Drupal Ad

Ne jemi 84 milionë vetëm një për qind e popullsisë botërore! Dhe megjithatë, ne jemi fuqia e tretë më e madhe ekonomike në botë. Sepse jemi të zellshëm. Në mesin tonë janë edhe shumë të huaj që ndihmojnë dhe janë pjesë e historisë së suksesit të Gjermanisë. Nuk duhet të lejojmë që askush të na ndajë.

Gjatë fjalimit të tij Scholz nuk la pa shigjetuar as miliarderin Elon Musk i cili së fundmi është kritikuar ashpër për mbështetjen që ka shprehur ndaj partisë së të djathtës ekstreme AFD.

Se si do të vazhdojë Gjermania, këtë e vendosni ju qytetaret,  jo ata që zotërojnë mediat sociale. Me respekt ndaj njëri-tjetrit dhe  me besim ne mund të arrijmë gjëra të mëdha bashkërisht.”

 Përmes një postimi në rrjetin e tij social Musk e cilësoi AFD-në si shpresën e fundit për shpëtimin e Gjermanisë, si alternativën e vetme për ringjalljen e ekonomisë së vendit dhe shmangien e humbjes së identitetit të saj.

Pas këtij postimi të Musk të shumta kanë qenë reagimet edhe ndër radhët e perfaqësuesve të tjerë të politikës gjermane që e kanë cilësuar si një ndërhyrje të një shteti tjetër në zgjedhjet e një vendi mik gjë që nuk mbahet mend të ketë ndodhur më herët në historinë e demokracive perëndimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy