
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra kryetarin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Roland Jaupaj.
Jaupaj u përball me probleme të pasurisë gjatë seancës dëgjimore të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku u identifikua një konflikt i mundshëm interesi në blerjen e një apartamenti nga prindërit e tij dhe paqartësi në përfitimin e 13 mijë eurove nga bashkëshortja në ndërmjetësimin për blerjen e një shtëpie.
Treshja gjykuese e KPK-së përbëhej nga Genta Tafa(Bungo) kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.
Sipas raportit të ILDKPKI, gjyqtari Jaupaj nuk ka kryer deklarim të saktë, por ka burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje pasurie dhe nuk është në kushtet e konfliktit të interesit.



