Të paktën tetë persona vdiqën dhe 34 të tjerë u plagosën pasi Izraeli bombardo një ndërtesë banimi në qytetin Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës.
Lajmi u bë me dije sot nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.
Izraeli ka informuar Katarin se do të ishte gati për një armëpushim prej të paktën një jave në luftimet në Gaza, në këmbim të lirimit të rreth 40 pengjeve të mbajtura nga Hamasi.



