Deputetët e përjashtuar të PD-së tentojnë të hyjnë me forcë në Parlament, përplasen me Gardën

Deputetët e përjashtuar të PD-së tentojnë të hyjnë me forcë në Parlament, përplasen me Gardën

Pak minuta para nisjes së seancës plenare dhe njëkohësisht edhe nisjes së protestës së thirrur nga Sali Berisha, ka pasur tensione në hyrje të Kuvendit.

Mësohet se disa deputetë të Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar me 10 ditë nga parlamenti po tentojnë të hyjnë me forcë, por nuk janë lejuar nga Garda.

Pasi zoti Berisha është lejuar të futet në sallë, bashkë me Tritan Shehun dhe kolegë të tjerë, Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Tomorr Alizoti, nuk janë lejuar që të hyjnë në sallë.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama nuk është në Kuvend, pasi do të presë Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder po në atë orë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy