Ministrja e Financave Delina Ibrahimi thotë se ekonomia po ecën me ritme pozitive duke konfirmuar efektivitetin e masave që qeveria ka marrë deri tani për të stimuluar rritjen dhe garantuar qëndrueshmërinë e parametrave ekonomik dhe fiskal dhe se inflacioni është mbajtur në kontroll.
Ministrja tha se inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më i ulët krahasuar me vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit, në kuadër të masave të marrë për mbajtjen ulur të normës së inflacionit.
Për muajin korrik, inflacioni është në masën 7.5%. Ushqimet dhe pijet u rritën me 13.2% për muajin korrik. Në muajt e fundit çmimet janë luhatur në rënie apo në rritje të ulët.
Ecuria e çmimeve të konsumit ndikohet nga kërkesa e shtuar, çka ka pasur ndikimin e vetë për rritjen e inflacionit. Të dhënat e fundit flasin për stabilitet të ekonomisë dhe përgjigje pozitive të biznesit shqiptar ndaj asaj që po ndodh në tregjet ndërkombëtare.
Totali i të ardhurave për periudhën janar-korrik, të ardhurat u realizuan në nivelin 326.7 miliardë lekë, 15.9% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Inflacioni mesatar për shtatë mujorin është 5.3%.
Rritja e të ardhurave është ndjeshëm më e lartë, krahasuar me rritjen e çmimeve, çka thotë se kemi ecuri të ekonomisë shumë më të mirë se një vit më parë.
Lidhur me punësimin Ibrahimaj tha se vendet e punës arritën 725 mijë për muajin qershor, duke e cilësuar 15 mijë vende pune me shumë se një vit më parë.
Sipas saj, importet ne vlerë janë rritur me 24%, ndërsa në volum ka pasur një ulje te importeve me 8%.
Ministrja deklaroi se ka pasur ecuri negative të ndikuar nga karburantet për shkak të çmimeve të larta dhe rritje të eksporteve me 40% në vlere dhe në volum janë ulur me 5%.
Ndërsa për bordet, Ibrahimaj shtoi se duhet analizuar ecuria e çmimeve të bursës për produktet që janë nën ombrellën e bordit dhe jo për naftën bruto, e cila ka çmim ndryshe nga nafta e rafinuar dhe se bordi cakton çmime për naftën e rafinuar.



