Situata e motit në Kukës/ Gjici: Rrugët e kalueshme, përjashtim bëjnë zonat e thella malore (VIDEO)

Situata e motit në Kukës/ Gjici: Rrugët e kalueshme, përjashtim bëjnë zonat e thella malore (VIDEO)

Moti i ftohtë dhe me temperatura në 0, veçmas në veri të vendit, po ndikon edhe në qarkullimin e akseve rrugore në zonat e thella.

Po si paraqitet aktualisht situata në bashkinë e Kukësit dhe zonat përreth. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, thotë për edicionin e lajmeve në MCN TV, se me gjithë uljen e temperaturave, kryesisht akset rrugore janë të qarkullueshme.

 Gjici, numëron disa zona më të thella të cilat rëndom paraqesin vështirësi përgjatë uljes së temperaturave dhe reshjeve të dëborës.

“Kemi disa fshatra shumë të thella natyrisht që borëpastrueset janë në terren dhe po bëjnë të mundur hapjen e fshatrave dhe kryesisht ato të njësive administrative Zall-Hot, Shishtavec, Grukqarej, etj, por në përgjithësi të gjitha njësitë administrative janë tashmë më rrugë të hapura, dhe lëviz qarkullimi normalisht.

Ato zona ku ka dëborë, përdorin zingjir, porse në qendrat urbane lëvizin pa problem. I gjithë Shtabi i Emergjencës është në terren dhe po ndjek situatën normalisht”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy