"Rama komod prandaj bën gafa", Kume:Gara e kandidatëve brenda partive, dëmton garën makro (VIDEO)

"Rama komod prandaj bën gafa", Kume:Gara e kandidatëve brenda partive, dëmton garën makro (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume tha në MCN Live se në këto zgjedhje ka një garë të brendshme mes kandidatëve në listën e hapur, çka sipas tij e dëmton garën makro të partive apo koalicioneve politike.

Sipas Kumes kandidatët në listat e mbyllura janë më komodë dhe s’po e bëjnë punën që do ta bënin po të ishin në listë të hapur.

Drupal Ad

Gazetari shton se lidershipi i partisë, apo Kryesia do orientojë votën e qytetarëve edhe në listën e hapur. 

Kjo garë për deputetë ka një veçanti, për shkak të sistemit me Kodin Zgjedhor, kandidatët e secilit subjekt zgjedhor, garën më të ethshme e kanë me njëri-tjetrin. Kjo mbase edhe mund t’i dëmtojë në raport me garën makro. Të gjithë kandidatët në listën e hapur në Tiranë, 37 kandidatë, do jenë në garë për të vajtur fillimisht te demokratët, apo strukturat, pra te votuesi i sigurt. Secili kandidat do bëjë maksimalen për votat e sigurta, që të renditet i pari në votat personale.

Nëse numri i votave në Tiranë shkon mbi listën e sigurt, atëherë do marrë mandatin personi më i votuar. Por fakti që gara është më e ethshme brenda subjektit, kjo e dëmton subjektin në garën përtej. Ata që janë në listë të mbyllur janë në një lloj komoditeti dhe s’po bëjnë punën që do ta bënin po të ishin në listë të hapur. Ekziston edhe ajo që qoftë nga lidershipi i partisë, Kryesia, ka mbështetje për kandidatë të caktuar. Edhe te lista e hapur do orientohet vota te grupet e ngushta, që kryetari mbështet X kandidat”.

Sipas Kumes Rama është komod deri diku me kundërshtarin që ka përballë, prandaj bën edhe gafa.

Edi Rama është komod deri diku, prandaj i bën edhe këto gafa. Janë dy persona që ecin në shina paralele, edhe Rama, edhe Berisha. Rama s’jep llogari për asgjë për ato çfarë nuk ka bërë në 12 vite. Kjo e bën komod atë, sepse kundërshtari s’është një person i ri, jo i konsumuar”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy