
Ministria ruse e Mbrojtjes u ka kërkuar luftëtarëve ukrainas dhe të huaj në fabrikën e çelikut në Mariupol që të dorëzohen deri në mesditë dhe të lënë vendin të paarmatosur midis orës 14 dhe 16. Sipas ministrisë nësë gjithçka shkon në këtë mënyrë ushtarët do të kursehen.
Burrat e regjimentit Azov, luftëtarët e huaj dhe ajo që ka mbetur nga Brigada e 36-të e Këmbësorisë së Marinës janë ngulitur në fabrikë.
Sipas autoriteteve lokale ukrainase, një mijë civilë, përfshirë gra, të moshuar dhe fëmijë, janë strehuar gjithashtu në bodrum.
Ushtria ruse thotë se kontrollon pothuajse të gjithë Mariupolin dhe gjatë fundjavës mbrojtësit e fundit të qytetit injoruan një afat që Rusia kishte vendosur për dorëzim.



