
Altin Dumani paralajmëroi surpriza të reja në dosje me pritshmëri të lartë, sidomos ato që ju përkasin korrupsionit. Lidhur me këtë, analistja Anduena Llabani në MCN Live u shpreh se për 6 muaj se kishim këtë takim me Dumanin, por ishin bërë shumë pyetje nga të gjithë gazetarët.
Ajo tha se risi në këtë deklaratë me gazetarët ishte çështja ndaj zotit Ahmetaj dhe jo vetëm, por dhe hetimet që kanë nisur tashmë për financimin europian të IPARD, ndërsa shtoi se SPAK është bërë serioz në çështjet e ardhura nga Bashkimi Evropian.
Kemi ministra që akuzohen për shpërdorim të fondeve evropiane që SPAK tashmë ka nisur hetimet. Kemi parë që SPAK është bërë serioz në çështjet, dosjet e ardhura nga Bashkimi Evropian. Është bërë një pikë pong me çështjen në SPAK. Çështja është regjistruar në prokurorinë e rrethit Tiranë aty si duket kanë nisur verifikimet dhe mendoj se SPAK e ka tashmë dhe ka të bëjë me një padi që është bërë një kallëzim nga një subjekt politik.
Një tjetër risi që bëri deklarata e Dumanit sipas Llabanit është dhe çështja që do ketë të reja, është çështja e regjistruar tashmë në SPAK që ka të bëjë me ndërtimin e një kulle.
Fakti që është regjistruar një kallëzim penal, një procedim penal do të thotë kemi hetim për çështjen. Në deklaratën e djeshme nuk u bënë detaje të ditura por u konfirmua që kemi hetime dhe kjo parashikon sekuestrim dokumentesh apo marrje në pyetje. Ne morëm përgjigje dhe për dosje që janë shumë të përfolura siç është çështja Gërdeci 2, kompleksi Partizani, dosje që prej vitesh SPAK ka nisur procedimet, por në fakt nuk është se ka konkluduar dhe ne kemi vakum.
Llabani u ndal dhe te cështja Belerit, për të cilin u shpreh se kur Dumani ishte pyetur nëse ishte ndjerë i kërcënuar apo në presion, la të kuptohej kjo gjë nuk ka ndodhur.
Një tjetër çështje që ishte interesante ka të bëjë me çështjen Beleri, i pyetur nëse Dumani është ndjerë ndonjëherë në presion dhe ne arritëm të kuptojmë se te çështja Beleri nuk kanë qenë as të intimiduar dhe as të kërcënuar apo të ndjerë në presion. Sot SPAK është përballë frontit të luftës që duhet ti shkojë deri në fund gjërave. Fakti që krimi zgjedhor ka futur në qeli persona ndoshta pak të njohur se Beleri, për mua është një hetim cung, pasi SPAK në këtë rast duhet ti hynte dhe këtij fakti, nëse Beleri është aty dhe për shkak të pozitës që ai ka. SPAK duhet të shkojë përtej asaj, aq më tepër që ai nuk qëndron i heshtur. Tani ta shohim nëse do të ketë një fraksion të dytë, apo do mbyllë sytë dhe veshët.



