
Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN, tha se protesta e PD kishte pjesëmarrje të mirë, por pa entuziazëm dhe pa potencial për rezultate konkrete. Ai theksoi se aktet e dhunës nuk mund të udhëhiqen nga partitë, dhe protesta funksionoi më shumë si një manifestim force sesa si mjet për ndryshim politik.
“Ishte një protestë që në pritshmëritë e njerëzve, kishte një pjesëmarrje të mirë. Entuziazmi nuk ishte shumë i madh, ishte një protestë e zakonshme.
Problemi është që protestat e dimë çfarë sjellin. Ajo pas fjalimin të Berishës, ishte një skemë shumë e qartë.
U largua lidershipi dhe njerëzit shprehën atë zemërimin për të thënë që partia nuk ka lidhje me këto akte.
Partitë politike nuk mund të udhëheqin dhunë, pra nëse nuk ka një protestë paqësore do të jetë e vështirë të ketë një revoltë popullore që të tërhiqet dhe të shkojmë në qeveri teknike. Nuk mendoj se PD mund të udhëheqë një protestë që të sjellë rezultat. Protesta ishte një manifestim i mirë force.”



