Aurela Basha i bashkohet protestës në çadër: Është detyra jonë të qëndrojmë në shesh

Aurela Basha i bashkohet protestës në çadër: Është detyra jonë të qëndrojmë në shesh

Javët e fundit, kreu i PD-së, Lulzim Basha, është shfaqur shpesh në daljet publike në krah të bashkëshortes. Ditën e djeshme, Aurela Basha ka mbajtur një fjalim para protestuesve në çadrën para Kryeministrisë. Ajo  tha se ishte aty si përfaqësuese e brezit të parë të të rinjve shqiptarë që në vitet 1992-­1993 iu dha mundësia të iknin jashtë shtetit për një jetë më të mirë.

Ajo tha se ka shumë arsye që të qëndrojnë të bashkuar në protestë për të kthyer mbrapsht sakrificën e prindërve të tyre që i rritën me aq mundim.

 “Unë doja të thoja që jam këtu si bashkëshorte, por jam këtu edhe si nënë e dy fëmijëve të vegjël. Jam këtu edhe si përfaqësuese e brezit të parë të shqiptarëve që në vitet 92­-93 iu dha mundësia të ikin jashtë shtetit, të studiojnë e të kenë një mundësi për një jetë më të mirë. Jam këtu edhe si bijë e atyre nënave dhe baballarvë që na rritën me aq sakrifica. Tani është detyra jonë që ta kthejmë këtë sakrificë. Tani që ne dimë më mirë, kemi parë më mirë, është detyra jona që të qëndrojmë këtu në këtë  shesh dhe mos pranojmë asgjë më pak se standardet europiane.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy