Vidhnin qytetarët në sheshin “Skënderbej” me pistoletë lodër / Arrestohen 2 persona, procedohet një i mitur

Vidhnin qytetarët në sheshin “Skënderbej” me pistoletë lodër / Arrestohen 2 persona, procedohet një i mitur

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kërcënuan me thikë dhe pistoletë false qytetarë të ndryshëm në sheshin “Skënderbej”, duke u vjedhur sendet personale.

Po ashtu është proceduar penalisht edhe një 14-vjeçar, i dyshuar i përfshirë në këto raste.

 

NJOFTIMI

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Saga”.

Duke i kërcënuar me mjet prerës (thikë) dhe me pistoletë false, u vodhën qytetarëve të ndryshëm, në sheshin “Skënderbej”, sende personale, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Procedohet penalisht edhe një 14-vjeçar, i dyshuar i përfshirë në këto raste. Sekuestrohen sendet e kundërligjshme me të cilat këta shtetas kryen vjedhjet, si dhe sende me vlerë, të vjedhura. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, si dhe si rezultat i ndjekjes së menjëhershme të informacioneve të marra në rrugë operative, për raste vjedhjesh në sheshin "Skënderbej", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Saga”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 20 vjeç dhe R. B., 16 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar. Shërbimet e Policisë i kanë arrestuar në flagrancë këta shtetas, në sheshin "Skënderbej", pasi duke i kërcënuar me mjete prerëse (thika) dhe me një pistoletë false, u kishin vjedhur sendet personale, 3 shtetasve, gjatë ditëve të fundit. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një pistoletë false, 2 mjete prerëse (thika), sende me vlerë, të dyshuara të vjedhura dhe 3 aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy