Diplomati Agim Nesho tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se kryeministri Rama është tepër protagonist dhe se e ka me dëshirë të tjerë ‘violina e parë’ në politikën e jashtme.
Rama ka të drejtën dhe të kritikojë se çfarë bën mirë diplomacia dhe çfarë jo. Jo gjithmonë arrin të funksionojë. Kemi kryeministër tepër protagonist, i ka personalizuar, e ka me qejf të jetë violina e parë në politikën e jashtme. Trupi diplomatik nuk ka individualitet.
Pyetjes nëse ka qeveria një strategji për zhvillimin e diplomacisë ekonomike, Nesho iu përgjigj:
Rilindja ka mbetur vetëm tek problem i turizmit. Dhe kjo duhet parë në kompleksitetin e saj se dhe vendet e tjera shfrytëzojnë avantazhin që kanë dhe Shqipëria e ka avantazhin për turizëm si masiv dhe elitar, por problemi është si do menaxhohet nga një qeveri e mençur që këto përfitime t’i marrin të gjithë.
Më tej Nesho tha se qasja e diplomacisë shqiptare ndaj Kosovës duhet të ndryshojë.
Po, duhet ndryshuar! Kosova është në situatë kritike sidomos në Zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe të gjeopolitikës që po kalon gjithë Europa, duke përfshirë interesat në zhvillim të Rusisë revizioniste e cila kërkon të ndërtojë perandorinë e saj në hapësirat europiane.



