
Kryeministri libanez, Saad Hariri, ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hariri, përmes një dalje televizive.
“Do të shkoj në pallatin presidencial për t’i dorëzuar dorëheqjen presidentit Michel Aoun”, ka bërë të ditur kreu i qeverisë.
“E marr kërë vendim pasi kam dëgjuar kërkesat e manifestuesve”, ka thënë ai, duke shtuar se e ka gjetur veten në një rrugë pa krye.
Ndjekës të lëvizjes shiite libaneze Hezbollah dhe Amal kanë sulmuar të martën protestues dhe aktivistë të mbledhur në bare dhe rrugë prej ditësh.
Përplasjet janë regjistruar në njërën nga rrugët kryesore të Bejrutit, afër sheshit qendror të dëshmorëve, epiqendra e protestave popullore që vijojnë prej gati dy javësh në të gjitha vendi.
Nga përplasjet ka të lënduar. Policia dhe ushtria ndërhynë, por nuk arritën të mbrojnë protestuesit. Si Amal, ashtu edhe Hezbollah kanë ministra në qeverinë e Haririt.



