Sulm në metronë e Nju-Jorkut, dyshohet për 5 viktima

Sulm në metronë e Nju-Jorkut, dyshohet për 5 viktima

Një ngjarje ende e paqartë, më të cilën dyshohet se janë disa viktimat, ka ndodhur në metronë e Nju-Jorkut. Siç raportojnë mediat amerikane, disa persona janë qëlluar me armë zjarri.

Dyshohet për pesë viktima, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit. Policia është në kërkim të një burri me maskë gazi dhe jelek portokalli.

Departamenti i Zjarrfikëseve në Nju Jork njoftoi se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe "disa pajisje të pashpërthyera".

Autoritetet në një njoftim të dytë thanë se 13 persona janë transportuar në spitalet e zonës.

Ngjarja ka ndodhur në stacionin e metrosë 36th Street në lagjen Sunset Park të Brooklyn, rreth orës 8:30 të mëngjesit, me orën lokale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy