Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e cilësoi përgjegjësi personale aferën 1.2 milionë euro të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave e duke i dalë mbrojtje ministres Ibrahimaj. Balla gjithashtu zbuloi se PS do të bashkëpunojë me opozitën për miratimin e amnistisë fiskale si dhe nismën për të reformuar parlamentin.



