Nga Parma ku po zhvillon një takim me shqiptarët që jetojnë prej vitesh në këtë qytet, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisga tha se dy javët e fundit kanë ndodhur zhvillime të mëdha që kanë dridhur themelet e narkoshtetit.
Po ashtu Berisha tha se nga takimet që PD-ja po zhvillon në diasporë po firmoset shpëtimi i Shqipërisë.
Nga këto takime në diasporë po firmosim shpëtimin e Shqipërisë, përmbysjen e narkoshtetit. Kjo, sepse jo vetëm se vota juaj është sot më e çmuar se kurrë në historinë e Shqipërisë por sepse optimizmi, entuziazmi, energjia e këtyre takimeve, e paparë që nga vit 1990 po çon peshë zemrat e shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.
Këto takime po bindin çdo shqiptar se ne po kthehemi fuqishëm për të mirën e mbarë shqiptarëve, për të mirën e Shqipërisë dhe të miqve të saj.
Në këto 2 javë kanë ndodhur zhvillime të mëdha që kanë dridhur themelet e narkoshtetit, që po e fusin në vdekje klinike, në koma. Në Romë ju thashë se Rama është rreziku kombëtar për shqiptarët, është Çubrilloviçi shqipfolës. Ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.



