Presidenti Barack Obama ka mbajtur fjalimin e tij të fundit para Kongresit amerikan ku si çdo vit foli për gjendjen e vendit. Ai u shpreh se ekonomia e SHBA-së është në rritje dhe se Amerika vazhdon të jetë shteti më i fuqishëm në botë.
Gjatë fjalës së tij kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmoi edhe politikanët të cilët mbajnë qëndrime raciste ndaj refugjatëve ndërsa theksoi se përparësi e SHBA-së mbetet lufta kundër terrorizmit.



