Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB. Ministrja e Jashtme, gjatë fjalës së saj tha se marrja e Presidencës vjen në një moment të vështirë kur bota përballet me një sërë krizash serioze.
Xhaçka u shpreh se Presidenca e Këshillit të Sigurimit i jep Shqipërisë mundësinë të përcaktojë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të Këshillit të Sigurimit.
Ajo thotë se tashmë, Shqipëria ulet si vend me një eksperiencë të vyer në Këshillin e Sigurimit. Në Presidencën e KS, Xhaçka tha se do të ndërmerren dy nisma shumë të rëndësishme për politikën e jashtme.
Presidenca e KS na jep mundësinë të përcaktojmë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të KS. Shqipëria ka akumuluar gjatë 20 muajve të fundit një eksperience të vyer në tryezën e posaçme të KS. Performanca e suksesshme që kemi pasur gjatë këtij mandati, na jep avantazh në sytë e aleatëve e partnerëve. Janë dy momente të rëndësishme të kësaj Presidence.
Bëhet fjalë për një platformë bashkëpunimi, që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare kudo në botë, në kohë krizash. Aktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si bashkëpenëmbajtës me SHBA, kjo është një nga çështjet që ka shënjuar mandatin tonë. Aktivitete e ngjarje të tjera do të shënojnë shtatorin në OKB, edhe gjatë javës së Asamblesë Parlamentare.



