
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj, ka dalë pas afro 5 orë e 20 minutash nga ambientet e SPAK.
Lidhur me këtë avokati Marash Logu në një lidhje skype me ‘MCN Live’ u shpreh se kryebashkiaku përmes familjarëve të tij ka krijuar një skemë të gjerë korrupsioni.
Ai tha se Veliaj duhet të japë dorëheqjen dhe të përballej me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë.
Sipas tij SPAK ka verifikuar të gjitha pasuritë e Veliajt dhe familjarëve të tij dhe se hapi i radhës është që SPAK të vendosë masat e sigurisë.

Është bërë e qartë se Veliaj dhe familjarët e tij janë në një hetim të gjerë pasuror për vepra penale të korrupsionit pasiv dhe jo vetëm sepse siç ka rezultuar nga hetimet e SPAK dhe jo vetëm ka rezultuar se Veliaj përmes familjarëve të tij ka krijuar një skemë të gjerë korrupsioni.
Veliaj s’ka ndonjë mundësi për të penguar hetimin apo për të kthyer pas atë që tashmë ka filluar dhe i gjendur në pozitën që ai është sot duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të përballej me drejtësinë njësoj si çdo qytetar i thjeshtë i vendit.
Thelbi i çështjes është se në 10 vitet e fundit që Veliaj ka drejtuar bashkinë familjarët e tij janë pasuruar falë faktit që ai ka qenë në krye të bashkisë.
Kjo është ajo që do prisnin qytetarët dhe gjithë shqiptarët të dëgjojnë nga Veliaj, ndërsa diskursi i tij politik për tu justifikuar janë përpjekja apo taktika të dobëta për t’u shmangur nga ajo që është thelbi i kësaj çështje në këto momente.
Më tej ai shtoi se SPAK ka verifikuar të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme që kishte krijuar Veliaj, bashkëshortja, vëllai dhe nëna e tij, pastaj ka siguruar pasuritë që vijnë nga banka, kadastrat, informacione që vijnë nga institucione shqiptare.
Nëse SPAK ka pasur indicie ka verifikuar edhe nëse ka pasur pasuri jashtë Shqipërisë duke mbledhur këtë informacion ka bërë identifikimin e saj të pasurive, pastaj ka hetuar se si janë krijuar këto pasuri dhe në këtë hetim të SPAK ka rezultuar se këto pasuri të krijuara nga Veliaj dhe familjarët në këto vite kanë në origjinë të tyre burime të paligjshme pasurie.
Hapi i radhës ka qenë kontrolli personal i zyrave shtëpive, familjarëve të tij e me radhë të cilat janë ndër veprimet e fundit që kryhen nga SPAK dhe pastaj ka marrë në pyetje Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxën dhe besoj se shumë shpejt do jepen dhe masat e sigurisë. Hapi i radhës nga ana e SPAK është vendosja e një mase sigurimi në bazë të hetimit dhe më pas ta çojë çështjen në gjykim duke i marrë personat për gjykim.
I pyetur se si e shikon rolin e Xoxës dhe vëllait të Veliajt, Logu tha se politikanët e korruptuar vendosin këtë skemë që ka përdo rur Veliaj që përfitimet e paligjshme përpiqen ti kanalizojnë te familjarët e tyre.
Kemi parë se si në këto 10 vite bizneset e bashkëshortes së tij dhe vëllait kanë pasur një rritje pa ndjekur një logjikë të arsyeshme, kanë pasur përfitime të larta, prona që nuk janë normale për një vend si Shqipëria me këtë treg.



