Shefja e re e Bankës Qendrore Siriane është një grua. Majsa Sabrin do të udhëheqë ekonominë e vendit të shkatërruar nga lufta e gjatë civile dhe nën sanksione të forta perëndimore.
Mediat vendase shkruajnë se kërkesa kryesore në çdo takim me zyrtarë të huaj është ndihma nga vendet mike dhe heqja e sanksioneve. Sipas OKB-së, aktualisht, rreth 90% e sirianëve jetojnë në varfëri.

Ndërkohë, vizitën e parë jashtë vendit, kryediplomati sirian Asaad Hassan al-Shibani ka njoftuar se do ta kryejë në Arabinë Saudite.
Mezi presim të ndërtojmë marrëdhënie strategjike me vëllezërit tanë në mbretëri në të gjitha fushat, tha Shibani.
Ndërsa vendi po ndërton qeverinë dhe po lidh marrëdhënie me vende të ndryshme në rajon, organizatat ndërkombëtare kanë filluar dërgimin e sasive të ilaçeve dhe ushqimeve në zonat e prekura nga sëmundjet dhe uria.
Rreth 50 ton furnizime mjekësore nga BE-ja kanë mbërritur në fillim jave. Turqia po kryen operacionet e veta humanitare. OKB-ja ndërkohë pritet të dërgojë ushqime dhe barna në zona të largëta të Sirisë.



