Berisha: Protesta e djeshme ishte e ndërgjegjes, të rinjtë do e përmbysin regjimin

Berisha: Protesta e djeshme ishte e ndërgjegjes, të rinjtë do e përmbysin regjimin

Protestë ndërgjegjeje e cilësoi kryedemokrati Sali Berisha, protestën e një dite më parë në kryeqytet, duke thënë se për tre orë “kryengritësit guximtarë” morën në dorë Tiranën, bulevardin, sheshet e saj.

 

Në një komunikim për mediat ditën e sotme ai deklaroi se në një protestë të fuqishme qindra mijëra qytetarë nga Tirana dhe mbarë Shqipëria u përballën me guxim të jashtëzakonshëm për më shumë se tre orë me falangat e krimit të Edi Ramës. 

 

Sipas tij, dje qytetarët triumfuan në rrugë dhe sheshet e Tiranës dhe se nuk ka asgjë më të pamposhtur se sa ajo që buron nga ndërgjegjja e njeriut.

 

Berisha deklaroi se protesta u dominua nga të rinjtë dhe se do të jenë ata që do e përmbysin regjimin qeverisës.

Protesta e tyre nuk kishte lidhje me ndërtesat, as dhe institucionet kushtetuese. Protesta, revolta, zemërimi i qytetarëve shqiptarë dje dhe që zien sot në të katër anët e vendit dhe në diasporë, ka lidhje vetëm me Ramaduron, vjedhjet e tij qindra milionëshe e miliarda euro, lidhjet e tij me krimin e organizuar, kartelet e drogës. 

 

Dje ata ishin pra vetë ndërgjegjja e kombit në betejë. Ata u përcollën mesazh çdo shqiptari se nuk po luftojmë për veten tonë, se nuk po luftojmë për Sali Berishën, se nuk po luftojmë për Partinë Demokratike, as dhe parti të tjera, se po luftojmë për ndërgjegjen e njeriut, për dinjitetin njerëzor, për interesin kombëtar. Kjo është protesta e ndërgjegjes dhe nuk ka asgjë më të fuqishme, nuk ka asgjë më të pathyeshme, nuk ka asgjë më të pamposhtur se sa ajo që buron nga ndërgjegjja e njeriut.

 

E vërteta, protesta pati një risi jashtëzakonisht të rëndësishme dhe themelore. Ajo u dominua nga rinia, nga të rinjtë, adoleshentët.  U dominua pra nga guximi, energjia dhe vendosmëria e të rinjve.  Një ogur i bardhë shumë ky për shqiptarët. Një shpresë e vërtetë, se do jenë të rinjtë dhe gjenerata e tyre, ata të cilët do të përmbysin, do të largojnë nga pushteti këtë organizatë kriminale.  

 

Dje, narkopolicia me urdhër të Edi Ramës, e komanduar nga Proda i krimit, Proda i Gys Agasit edhe Suel Çelës, përdori dhunë të egër ndaj protestuesve. Goditi me të gjitha mjetet, përdori gaz lotsjellës të skaduar, i cili në konventa ndërkombëtare përbën helm luftarak dhe s'mund të përdoret kurrë ndaj protestave.  

 

Gazi lotsjellës ishte i skaduar prej tre vitesh. Dhe ai pas skadimit është e njohur se transformohet në helme të tjera të cilat japin dëmtime të rënda sistemeve, por mund të shkaktojnë dhe humbjen e pamjeve. U përdorën topat e ujit dhe mjete të tjera.  U goditën me shkopi protestues paqësorë dhe u arrestuan, u ndaluan brutalisht në akte të që cilësohen në krime kundër njerëzimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy