Pentagoni do t’i japë fund financimit për zëvendësimin e armëve të dërguara në Ukrainë më 30 dhjetor.
Departamenti i Mbrojtjes po shpenzon 1.07 miliardë dollarët e fundit për të blerë armë dhe pajisje të reja që do të zëvendësojnë ato të marra nga rezervat dhe të dërguara në Ukrainë.
“Pasi këto fonde të kenë përfunduar, Departamenti do të ketë shteruar fondet e disponueshme për ndihmën ndaj Ukrainës”, tha Pentagoni në një letër të datës 15 dhjetor drejtuar udhëheqësve të Kongresit.
Letra, e raportuar nga agjencia Bloomberg, mund të rrisë presionin mbi Kongresin ku republikanët po bllokojnë sigurimin e burimeve të reja për Kievin.



