Turqi, 38 ushtarakë dënohen me burgim të përjetshëm

Turqi, 38 ushtarakë dënohen me burgim të përjetshëm

Një gjykatë në Ankara ka dënuar 38 ish-zyrtarë të lartë ushtarakë me burgim të përjetshëm, në gjyqin e mbajtur për grushtin e dështuar të shtetit në 2016.

Gjashtë nga të pandehurit janë dënuar për “shkelje të kushtetutës”. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raporton se dënimet me burgim të përjetshëm janë më të ashpra në Turqi që nga viti 2002, kur vendi shfuqizoi dënimin me vdekje. Për këtë lloj dënimi nuk ka asnjë mundësi lirimi me kusht.

Gjykata ka dënuar 106 të pandehur tjerë me dënime mbi 16 vjet burgim për “shkelje të kushtetutës”. Në mesin e akuzave të tjera është përfshirë edhe tentativa për të vrarë presidentin. Ndërkohë ndaj 121 personave, akuzat janë rrëzuar. Gjyqi kundër 497 të pandehurve, përfshirë ish-zyrtarë të gardës presidenciale, zhvillohet që nga tetori i vitit 2017.

Prokurorët i kanë akuzuar të dyshuarit për pushtimin e transmetuesit shtetëror TRT në Ankara natën e 15 korrikut të vitit 2016, dhe për detyrimin e prezantueses që të lexojë deklaratat e tyre. Ankaraja fajëson klerikun fetar me bazë në Shtetet e Bashkuara Fethuallah Gulen për orkestrim e kësaj ngjarjeje dhe e ka shpallur lëvizjen e tij si grup terrorist. Gyleni, dikur mik me Erdoganin, nuk i pranon të tilla akuza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy