
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se gati gjysma e furnizimit të eksportit të grurit të Ukrainës është aktualisht e bllokuar pasi Rusia vazhdon të bllokojë rrugët kryesore të eksportit të vendit përmes Detit të Zi dhe Detit Azov, duke e quajtur situatën një “katastrofë” të mundshme për sigurinë globale ushqimore.
22 milionë tonë drithë mbahen sot në kapanone. Ne nuk mund t’i furnizojmë ato në tregjet ndërkombëtare ku janë të nevojshme pikërisht në këtë moment.
Presidenti ukrainas duke folur për një forum indonezian tha gjithashtu se vlerësimet e OKB-së se uria mund të prekë 50 milionë njerëz të tjerë këtë vit ishte një vlerësim “konservator”, duke nënkuptuar se numri i të prekurve do të jetë shumë më i madh.
Uria nuk vjen vetëm, ajo shoqërohet gjithmonë me kaos politik që përkeqëson situatën, shkatërron jetët e njerëzve, duke krijuar kushte të pasigurta për njerëzit e zakonshëm.
Në korrik, kur shumë vende do të shterojnë stokun e të korrave të vitit të kaluar, do të bëhet e qartë se katastrofa po vjen vërtet.



