Indi/ Vdes në aksident ish-presidenti i gjigantit të makinave Tata

Indi/ Vdes në aksident ish-presidenti i gjigantit të makinave Tata

Ish-presidenti i grupit industrial indian Tata Son ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Cyrus Mistry, 54 vjeç, vdiq në një aksident 100 km në veri të Mumbait.

Tata Son është një nga grupet më të fuqishme në Indi dhe përfshin biznese që nisin nga prodhimi i makinave, te linja ajrore Air India apo prodhimi i softuerëve.

Kryeministri indian Narendra Modi i shprehu ngushëllimet në një postim në Tëitter: "Nuk arrij ta besoj dhe jam i tronditur", shkroi ai. "Ai ishte një kapiten premtues i industrisë që besonte në aftësitë e ekonomisë indiane. Është një humbje e madhe."

Shkarkimi i papritur i Mistry-t, në vitin 2016, me një grusht shteti nga Bordi Drejtues i Tatës, kishte nisur një përballje ligjore, të përfunduar së fundmi me një vendim të Gjykatës së Lartë në favor të Tatës.

Tata Motors, një nga degët e grupit, është kompani shumëkombëshe e prodhimit të makinave. Kompania prodhon vetura, kamionë, furgona, autobusë, autobusë, makina luksoze, makina sportive, pajisje ndërtimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy