Lirohet nga burgu Fredi Beleri

Lirohet nga burgu Fredi Beleri

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur sot lirimin nga burg me kusht të Fredi Belerit.

Kësisoj Beleri do të lërë qelinë afro një muaj e gjysmë para afatit të mbetur.

Tre seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.

Beleri u përfaqësua në seancë nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari i çështjes ishte Alfred Konomi, i cili shqyrtoi provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.

Prokurorja e çështjes ishte Oljana Gjergjefi, e cila përfaqësoi akuzën.

Kujtojmë që Beleri u dënua me dy vite burg për korrupsion zgjedhor, proces që është konsideruar si politik prej tij.

Ndonëse u zgjodh kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet lokale, Beleri s'e mori kurrë mandatin, por u zgjodh eurodeputet në siglën e Demokracisë së Re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy