Kuleba i përgjigjet Lavrov: Moska ndjen disfatë

Kuleba i përgjigjet Lavrov: Moska ndjen disfatë

Rusia humbet shpresën e fundit për të frikësuar botën me Ukrainën. Prandaj ligjëron mbi rrezikun e një Lufte të Tretë Botërore. Kjo do të thotë vetëm se Moska ndjen humbje në Ukrainë.

Prandaj, bota duhet të dyfishojë mbështetjen e saj për Ukrainën në mënyrë që ne të mbizotërojmë dhe të ruajmë sigurinë europiane dhe globale.

Është ky mesazhi i shkruar në Twitter nga ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, duke iu përgjigjur fjalëve të homologut të tij rus, Sergei Lavrov.

Ministri rus Lavrov, i kishte kërkuar Perëndimit që të mos nënvlerësonte rreziqet e larta të një konflikti bërthamor mbi Ukrainën.

Po ashtu ai kishte thënë se e konsideronte NATO-n të përfshirë në thelb në një luftë me Rusinë përmes furnizimit me armë në Kiev.

Lavrov: NATO është në luftë me Rusinë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy